Ramosaj: Rruga kryesore me katër korsi, projekti që i ndryshoi fytyrën qytetit të Deçanit

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Deçanit dhe kandidati i AAK-së në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, ka ndarë pamje nga rruga kryesore e qytetit e ndërtuar me katër korsi.

Ramosaj tha se ky është projekti që i ‘ndryshoi fytyrën qytetit’.

“Deçani ka qenë gjithmonë shtëpia jonë. Nëpër këto rrugë kemi kaluar fëmijërinë, kujtimet tona, ditët e vështira dhe ato të gëzueshme. Por për të ecur përpara na duhej të ndryshonim zemrën e qytetit, rrugën kryesore, që bashkon çdo familje, çdo biznes, çdo njeri të këtij qyteti. Ky projekt nuk është vetëm asfalt, është besim që qytetarët na dhanë, është përkushtim i punëtorëve që punuan ditë e natë, është vendosmëria për t’a bërë Deçanin qytet modern ashtu siç e meritojnë të gjithë”, theksoi Ramosaj.

Të ngjashme