Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në tubimin për zgjedhjet e 12 tetorit në Artanë, tha
tha se kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Ajet Avdyli, është njeriu i duhur për të sjellë qeverisje transparente dhe me vizion për zhvillim.
Postimi i plotë:
Artana meriton Dritë, meriton zhvillim, mirëqenie dhe të mundësi për të rinjtë që e duan vendlindjen e tyre dhe duan ta shohin të zhvilluar.
Kandidati ynë për kryetar, Ajet Avdyli, me përvojën e tij në arsim dhe financa dhe me lidhjen e fortë me banorët, është njeriu i duhur për të sjellë një qeverisje transparente dhe me vizion për zhvillim. Ai ka pranë një ekip të dëshmuar, që i njohin në thelb nevojat e banorëve dhe kanë potencial që bashkërisht të punojnë për infrastrukturë dhe shërbime cilësore për qytetarët, ku fermerët dhe ekonomia lokale kanë mundësi reale për zhvillim.
Artana ka potencial të jashtëzakonshëm për turizëm. Pasuritë e saj natyrore dhe bukuritë që ofron e bëjnë një destinacion unik për vizitorët.
“Dritë për Artanën” nuk është vetëm koncept qeverisës, por një realitet që do ta ndërtojmë bashkë, duke shndërruar këtë komunë në një vend shembull për zhvillim dhe mirëqenie.



