Ferati: Cerrca dhe Lubozhda ruajnë besën e LDK-së

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir F. Ferati, mbajti tubim në Cerrcë.

Postimi i plotë:

Përmbyllje madhështore në Cerrcën e Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.

Ashtu siç është dëshmuar ndër vite, Cerrca dhe Lubozhda ruajnë besën e LDK-së, pasi përkrahja dhe entuziazmi i banorëve të fshatit nuk mungojnë kurrë. Kjo nuk është rastësi, sepse këtu ndodhemi edhe në vendlindjen e Haki Rugovës.

Një shtysë dhe motiv për rrugëtimin tonë që po vazhdon.

Enver, Cerrcë dhe Lubozhdë, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Të ngjashme