Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për Gërbeshtë e Vushtrrisë

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar masën e paraburgimit për katër të arrestuarit në operacionin e madh policor që ndodhi të dielën në tri lokacione në Vushtrrisë. Të arrestuarit Rr.G., A.G., dhe E.G., dyshohen për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale veprës penale “Detyrimi”, si dhe personi me iniciale K.G., për veprat penale  “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

Gjatë operacionit, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy (2) karikatorë, dy (2) palë dylbi, shtatë (7) telefona celularë, një (1) shkop druri, një (1) palë dorëza, një (1) thikë, dokumente të ndryshme, një (1) pasaportë, një (1) patentë shofer, një (1) USB, një (1) llap-top, një (1) palë patika dhe një (1) çelës motori.

Të pandehurit, me vendim të prokurorit, gjenden në ndalim 48 orësh, ndërkaq seanca për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri.

Të ngjashme