Gjykata Supreme ka marrë vendim për ankesën e Vetëvendosjes lidhur me deklaratën e Sami Lushtakut gjatë paraqitjes televizive në emisionin “Jehona Politike”.
Në vendim thuhet se “Ankesa e Subjektit Politik Lëvizja Vetëvendosje, është e pa themeltë.
Nga shkresat e lëndës rezulton se PZAP-i, më datën 15.09.2025 ka pranuar ankesën nga
Subjekti Politik Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën pretendon se më dt.13.09.2025, kandidati i
PDK-së për Kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, gjatë paraqitjes televizive në emisionin
“ Jehona Politike” në Klan Kosova, ka bërë thirrje të hapura për dhunë, i cili ka deklaruar se “ Unë
mendojë që qytetarët e këtij vendi duhet me dalë në rrugë dhe me dalë në protestë, dhe duhet me
kërkuar që ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk
respektojnë Prokurorinë, unë mendojë që ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”,
me këto deklarata sipas parashtruesit të ankesës, janë bërë shkelje të nenit 34 par.1, pika 1.11 të
Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në përgjigjen në ankesë, pranuesi i ankesës ka
deklaruar se pretendimetr e ankuesit nuk qëndrojnë për arsye se, fillimisht, PDK ka shpërndarë
udhëzime të qarta dhe të detajuara për të gjithë anëtarët e saj, duke theksuar rëndësinë e respektimit
të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo është një masë për të siguruar që të gjithë të angazhuarit
në aktivitete zgjedhore të përmbahen nga përdorimi i gjuhës fyese dhe kërcënuese, si dhe të ruajnë
një nivel të lartë etik dhe profesionalizmi gjatë fushatës. Ky veprim i Partisë është një dëshmi e
angazhimit të saj për të siguruar një proces zgjedhor të ndershëm dhe pa incidente dhe se deklarata
e tij, duhet të interpretohet si një thirrje për qytetarët që të reagojnë në mënyrë aktive dhe të
kërkojnë përgjegjësi nga ata që shkelin Ligjin dhe Kushtetutën, dhe se kjo deklaratë nuk mund të
interpretohet si një nxitje për dhunë, por si një thirrje për veprime qytetare për të kërkuar
respektimin e institucioneve të Kosovës, si dhe e njëjta ka për qëllim të nxisë një reagim qytetar
dhe të bazuar në parimet e drejtësisë, dhe jo në një veprim të dhunshëm apo të jashtë ligjshëm.
LINKU I PLOTË I VENDIMIT