Kryetari aktual i Ferizajt dhe kandidati për mandatin e ardhshëm, Agim Aliu ka vizituar klubin e futbollit “Tefik Çanga” në fshatin Tërrn.
Kryetari Aliu në një postim në Facebook ka theksuar se ky klub po ngjit majat e futbollit kosovar.
“Vizitova sot lojtarët dhe drejtuesit e Klubit të Futbollit “Tefik Çanga” ⚽️në fshatin Tërrn📍klub ky që me suksese të jashtëzakonshme po ngjit majat e futbollit vendor, me punën e palodhshme, angazhimin e pamatë të udhëheqjes së klubit, lojtarëve, bizneseve dhe gjithë komunitetit të fshatit Tërrn”, ka shkruar Aliu.