KEK: Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer në operim

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është rikthyer me sukses në operim madje edhe para afatit të paraparë, 04.10.2025.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se rikthimi erdhi para afatit të paraparë, që ishte më 4 tetor.

Tutje në njoftim thuhet se ky sukses është rezultat i projektit për rehabilitimin e dhe modernizimin e turbinës.

‘Ky sukses është rezultat i projektit madhor për rehabilitimin dhe modernizimin e turbinës, i zbatuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze General Electric dhe me ekspertët e KEK sh.a. Projekti ka sjellë rritje të dukshme të kapaciteteve prodhuese dhe efikasitet më të lartë të sistemit”.

“Implementimi i suksesshëm do të mundësojë kursime të konsiderueshme për Korporatën, si dhe do të garantojë stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike për vendin”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme