Avokati serb alarmon për rrjet të madh dezinformimi të drejtuar nga Vuçiqi

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Është ngritur shqetësimi për një rrjet të madh të deziformimit që pretendohet të drejtohet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

E avokati i zëshëm serb Çedomir Stojkoviq ka ngritur edhe alarm mbi këtë rrjet të madh propagandistik që sipas tij është i udhëhequr nga regjimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Stojkoviq thotë se  “fabrika e botëve dhe trolëve” e Vuçiqit ka krijuar llogari të rreme në katër gjuhë të huaja, e shifrat që ai i ka shfaqur në rrjetin e tij “X” janë mëse të frikshme.

“Rreth 100.000 llogari të rreme në gjuhën angleze. Rreth 70.000 në gjuhën gjermane. Rreth 50.000 në gjuhën italiane. Rreth 50.000 në gjuhën spanjolle”, ka njoftuar Stojkoviq në platformën “X”.

Sipas avokatit, rrjete të ngjashme janë ngritur edhe për gjuhët e vendeve si Polonia, Çekia dhe të tjera shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore.

“Dhe me kë mendoni se po koordinohen?”, pyet avokati, duke aluduar kështu në Rusinë e cila njihet që bashkë me Serbinë përhapin propagandë dhe dezinformata në Ballkan.

Të ngjashme