Presidentja Osmani viziton Universitetin e Pittsburgh-ut, aty ku studioi dhe më pas ligjëroi

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, ku dikur kishte studiuar dhe ligjëruar. Ajo u shpreh mirënjohëse për kontributin e universitetit në përgatitjen e ekspertëve që sot japin një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës.

“Ishte një nder i veçantë të rikthehem në Universitetin e Pittsburgh-ut në SHBA, aty ku fillimisht kam studiuar e më pas kam ligjëruar për disa vite, për të shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në mbështetje të ekspertëve dhe kuadrove të jashtëzakonshëm, të cilët sot japin kontribut të çmuar në Kosovë.
Investimi në arsim është investim në të ardhmen, dhe për Kosovën, mbështetja amerikane në këtë fushë ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar”, tha presidentja Osmani.

Të ngjashme