Grabitja e mbi 4 milionë eurove në Rinas, rrëzohet rekursi i shtatë anëtarëve të grupit kriminal

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Është rrëzuar rekursi në Gjykatën e Lartë për shtatë anëtarët e grupit kirminal, të akuzuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, në 9 prill të vitit 2019.

Gjykimi për të shumëkërkuarin Talo Çela vijon të jetë i ndarë, pasi ai është ende në arrati, shkruan Euronews Albania.

Ndërkohë është lënë në fuqi dënimi i Apelit të GJKKO-së, me 122 vite burg në total për shtatë persona.

Të ngjashme