Gëzim Visoka profesor i asociuar në UP, vjen nga Universiteti i Dublinit dhe bashkëpunëtor kërkimor në Oksford

Prishtinë | 02 Tet 2025 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri të ditur se Departamentit të Shkencës Politike të të Universitetit të Prishtinës, i është bashkuar si profesor i asociuar Gëzim Visoka i cili vjen nga Universiteti i Qytetit të Dublinit dhe me përvojë si bashkëpunëtor kërkimor në Oksford.

Postimi i plotë:

Nga Universiteti i Qytetit të Dublinit dhe me përvojë si bashkëpunëtor kërkimor në Oksford, Gëzim Visoka vjen në Departamentin e Shkencës Politike të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, si profesor i asociuar. Ky është rasti i parë që, përmes programit “Brain Gain”, UP-ja sjell një profesor me kredenciale ndërkombëtare akademike si z. Visoka në radhët e saj. Angazhimi i tij padyshim se do të rrisë cilësinë në ligjërim dhe kërkim dhe do ta ngrejë Universitetin publik edhe më lartë në renditjen e indekseve ndërkombëtare.

Të ngjashme