Bora e parë në Gjeravicë, Komuna e Junikut pastron rrugën

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shala, ka njoftuar se bora e parë e këtij viti ka mbuluar bjeshkët e Gjeravicës.

Ai tha se ekipet komunale janë mobilizuar menjëherë për pastrimin e rrugës Junik-Gjeravicë, e cila tashmë është plotësisht e kalueshme.

Shala u bëri apel qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në këto kushte dimërore.

Të ngjashme