Sot mot i vranët me shi, në viset e larta priten edhe reshje bore

Prishtinë | 03 Nën 2026 | 07:32 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se të martën, më 3 nëntor, në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas parashikimit të IHK-së, në viset e larta priten reshje të përziera shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Të ngjashme