Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Organet e hetuesisë kanë ndaluar dy persona në Pejë, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Ndalimi i tyre është bërë gjatë së hënës, pasi një ditë më parë, ata dyshohet se kanë grabitur një shtetase të huaj.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d Kryeprokurores për veprën penale ‘Grabitja’. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj”, ka thënë ai.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ushtruesja e detyrës së kryeprokurores, bashkë me zyrtarët policorë kanë vizituar në strehimore viktimën për të parë nga afër gjendjen e saj.

Të ngjashme