Ndryshime në hierarkinë e Policisë së Kosovës kanë nisur së fundmi.
Si shkak i këtyre ndryshimeve,Veton Elshani, nga sot do të udhëheq me Departamentin Kufitar.
Elshani, deri tash ka qenë zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
Për Ekonomia Online e ka konfirmuar vet Elshani duke thënë se është e vërtetë dhe se nga nesër do ta nisë zyrtarisht punën në këtë pozitë.
“Po është e vërtetë”, tha shkurtimisht Elshani.