Diddy kërkon t’i ulet dënimi, ia lë fajin drogës për veprat e tij

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Puff Diddy i ka shkruar një letër gjykatësit duke kërkuar lehtësim të dënimit dhe duke ia atribuuar sjelljen e tij të kaluar varësisë nga droga.

Në letrën prej katër faqesh, ai kërkon falje “për të gjithë dhimbjen dhe lëndimin që e ka shkaktuar” dhe thotë se është reformuar pas 13 muajve të kaluar në një burg në Brooklyn, shkruan BBC.

Në korrik, ai u shpall fajtor për dy akuza për prostitucion dhe tani përballet me një dënim deri në 20 vjet burg. Prokurorët po kërkojnë një dënim prej të paktën 11 vjetësh\, ndërsa avokatët e Combs kërkojnë që ai të lirohet më vonë këtë muaj.

Në letrën drejtuar gjyqtarit Arun Subramanian, Combs kërkon falje për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, këngëtares Cassie Ventura.

“E humba krejtësisht kokën. Më vjen keq për këtë dhe gjithmonë do të më vijë. Dhuna ime në familje do të jetë gjithmonë një barrë e rëndë që do ta mbaj gjithë jetën”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu kërkon falje për një grua anonime që dëshmoi gjatë gjyqit nën emrin “Jane” dhe thotë se e kishite humbur fillin si pasojë e drogës.

“Rënia ime erdhi nga egoizmi im. Jam përulur dhe jam thyer deri në thelb.”

Të ngjashme