Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit të mbajtur sot në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.
Ai vlerësoi këtë platformë si një mekanizëm të rëndësishëm për nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve të rajonit.
“Sot Shqipëria mirëpret samitin e Procesit të Brdo-Brijuni-t, së bashku me Slloveninë dhe Kroacinë si bashkë kryesues të presidentes të Procesit të Brdo-Brijuni-t ne vlerësojmë për rolin e kësaj platformë si mekanizëm të rëndësishëm rajonal, temat që do të diskutohen sot lidhur me bashkëpunime rajonal, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes së Bashkimit Evropian, rininë.
Shqipëria mbështet dialogun rajonal, me fokus bashkëpunimin dhe procesin e integrimit evropian, vlerësojmë progresin e arritur në këtë drejtim. Për ne bashkëpunimi mbetet instrumenti kryesor i integrimit të rajonit në BE. Duhet të vazhdojmë të shkëmbejmë eksperiencat dhe njohuritë tona për të pasur rezultate akoma më të prekshme të këtij procesi në Procesit të Brdo-Brijuni-t”, ka deklaruar Begaj.