Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi i ka bërë thirrje prokurorisë që ta hetojë çështjen e vendimeve të qeverisë në detyrë në krye me Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për studentët.
Rukiqi e ka quajtur tentativë për blerje votash.
“Tentativë për blerje votash me para të buxhetit — nga pozita e uzurpuar në Qeveri. Prokuroria duhet të veprojë menjëherë”, ka shkruar Rukiqi.