Elbert Krasniqi: Unë e votoj Nenad Rashiq

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës(IRDK), Elbert Krasniqi para se të fillojë vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit ka thënë se ishin në të drejtën e tyre që votimi për nënkryetar të jetë i ndarë, raporton Ekonomia Online.

“Sot është me rëndësi që po kthemi në Kuvend dhe e kemi te qartë se ishim në të drejtën tonë kur kërkuan që votimi për nënkryetarin nga komunitet joshumicë serbe të jetë i ndarë nga ai nga komuniteti serb tash ka mbet zgjedhja e një nënkryetari serb. Duhet të plotësohen disa kushte që të zgjidhet nënkryetari serb njëra nga kushtet është të ketë 61 vota.  Unë votoj për Nenad Rashiqin.

Të ngjashme