Ka filluar vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku para fillimit të saj kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë një thirrje sensibilizuese për gratë dhe vajzat në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.
“Në emër të Kuvendit i bëjmë thirrje të gjitha grave që të bëjnë mamografinë. Apelojmë te vajzat e reja që të vetëdijesohen për kontrolle. Ekzaminimi sot mund të shpëtojë një jetë nesër. Bëjmë thirrje për solidaritet, shpresë dhe ndërgjegjësim për këtë sëmundje”, tha Basha.
