KMShK bën thirrje për akreditim të mediave

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për mosakreditimin e ekipeve të disa mediave anëtare të këtij trupi vetërregullues për zgjedhjet e 12 tetorit.

Nëpërmjet një reagimi KMShK ka thënë se “KQZ nuk ka akredituar disa media në gjuhën shqipe dhe serbe. KMShK e konsideron këtë vendim të papranueshëm dhe të dëmshëm për lirinë e medias dhe informimin e drejtë dhe transparent në ditën e zgjedhjeve. Mediat anëtare të KMShK-së i plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara për veprimtari mediale. KMShK i bën thirrje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që të marrë vendim meritor në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë trajtim të barabartë”.

Të ngjashme