Nëntë deputetët nga radhët e Listës Serbe kanë dështuar që të marrin më shumë se nëntë vota për tu bërë nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Një nga një, në tri tentime për secilin, asnjëri nuk mori votat e mjaftueshme.
I pari që u kandidua ishte nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ndërsa i fundit, Igor Simiq.
Më poshtë sjellim votimin për secilin kandidat veç e veç:
Kandidati tjetër i propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës ishte deputeti Igor Simiq, i cili nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në të tri raundet për këtë pozitë, raporton Ekonomia Online.
Ai në raundin e parë mori 9 vota për, 49 kundër dhe 36 abstenime.
As në raundin e dytë, deputeti Simiq, nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai në këtë raund mori 9 vota për, 51 vota kundër dhe 37 abstenime.
Simiq edhe në raundin e tretë nuk i morri votat për, ai në këtë raund mori 9 vota për, 51 vota kundër dhe 39 abstenime. Me këtë rast, Simiq është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.
S’KA VOTË AS PËR SRXHAN POPOVIQIN
Srxhan Popoviqi, ishte kandidati i tetë nga Lista Serbe, që dështon në tri tentime të marrë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.
Edhe ai mori vetëm 9 votat e partisë.
Tani Lista Serbe ka vetëm edhe një kandidat për ta propozuar
AS KOVAÇEVIQ NUK ZGJEDHET NËNKRYETAR
Stefan Kovaçeviq, deputeti i shtatë i propozuar nga Lista Serbe, dështoi t’i marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar.
Në tria tentimet, ai siguroi vota vetëm nga nëntë vota, të gjitha nga deputetët e Listës Serbe.
BRANISLLAV NIKOLIQ, KANDIDATI I RADHËS QË DËSHTON
Kandidatët e Listës Serbe vazhdojnë të dështojnë në përpjekjet për t’i marrë 61 votat e nevojshme për pozitën e nënkryetarin të Kuvendit të Kosovës.
Edhe Branisllav Nikoliqi i mori vetëm 9 votat e partisë.
Ai ishte i gjashti në radhë, dhe tani Lista Serbe ka vetëm edhe tre kandidat për t’i propozuar për votim.
DËSHTON EDHE PROPOZIMI I PESTË I LISTËS SERBE
Milana Nikolliq nga Lista Serbe, deputetja e pestë e propozuar nga kjo parti për postin e nënkryetares, ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme për ta marrë atë post.
Në të tria tentimet, ajo mori vota për vetëm nga bashkëpartiakët e saj.
NNËKRYETARE S’MUND TË BËHET AS VERICA CERANIC
Deputetja Verica Ceranic nga Lista Serbe, as në raundin e tretë nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave serbe.
Ceranic edhe në këtë raund mori 9 vota për, 49 vota kundër dhe 43 abstenime.
EDHE LILIANA STEFANOVIĆ NGA LISTA SERBE DËSHTON T’I SIGUROJË VOTAT PËR NËNKRYETAR TË KUVENDIT
Deputetja Liliana Stefanović nga Lista Serbe, as në raundin e tretë nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave serbe.
Ajo edhe në këtë raund mori 9 vota për, 49 vota kundër dhe 38 abstenime. Me këtë rast, Stefanović është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.
NUK KALON AS KRYETARI I LISTËS SERBE, DËSHTON TË BËHET NËNKRYETAR NË KUVENDIN E KOSOVËS
Zlatan Elek kryetar i Listës Serbe, as në raundin e tretë nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave serbe.
Ai edhe në këtë raund mori 9 vota për, 53 vota kundër dhe 41 abstenime. Me këtë rast, Elek është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.
SLLAVKO SIMIQ NUK BËHET NËNKRYETAR I KUVENDIT TË KOSOVËS, S’I MERR VOTAT
I pari që u kandidua për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës ishte, nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Por ndonëse për tre herë që u hedh në votim, megjithatë i njëjti përvec votave të kolegëve të tij, nuk mori asnjë votë tjetër.
Ai edhe në këtë raund mori 9 vota për, 53 vota kundër dhe 41 abstenime. Me këtë rast, Simiq është ezauruar si kandidat, dhe kryetari i Kuvendit ka kërkuar nga Lista Serbe që të propozojë një kandidat të ri.