Kryeparlamentari, Dimal Basha ka thënë se Kuvendi tashmë është i konstituar dhe zgjedhja e Nenad Rashiq ka qenë me procedura të rregullta, raporton Ekonomia Online.
“Kam kënaqësinë t’iu njoftoj që me 71 vota për kemi zgjedh nënkryetarin. Fundit dhe kemi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ka qenë një procedurë e rregullt e mirë. Gjithçka ka shkuar mirë e tani e tutje Kuvendi mund të shkojë punën e vet. PDK, ka drejtë me ngre dyshime e veta mirëpo procedurat kanë qenë plotësisht e rregullt. 9 kandidatët janë votuar nga 3 herë, medomos duhet te ofrojë mundësinë e barabartë. Me refuzimin e propozimi jam obliguar te dale në paragrafin e shtatë besoj që është legjitimu me 71 vota për. Është e drejtë e fituar kushtetuese, e dhashë njoftimin e dorëzimit të grupeve parlamentare i kanë 7 dite nga dita e sotme prej ti dorëzojmë në kabinetin tim”, tha ai.
Rreth pyetjes për zgjedhje te jashtëzakonshme, ai tha se “ne kemi një kuvend të konsitituar uroj të kemi dhe qeveri varet prej diskutimeve politike, e mira rrjedhin afatet kemi dy javë afat për kandidatin e parë. Por te gjitha pyetjet duhet t’i dërgoni në subjektin e parë”.
