Banorët e Lybeniqit kërkojnë zgjidhje për rrugën Lybeniq–Strellc: Duam ta mbrojmë bjeshkën tonë

Prishtinë | 03 Nën 2026 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Banorët e fshatit Lybeniq kanë reaguar ndaj deklaratës së ministres sw Ambientit, Fitore Pacolli lidhur me ndërhyrjet në rrugën e Bjeshkës së Lybeniqit, për të cilën është ngritur shqetësimi se bëhet fjalë për ndërtim të një rruge ilegale dhe dëmtim të natyrës.

Në reagimin e tyre, banorët sqarojnë se nuk bëhet fjalë për hapjen e një rruge të re në mes të bjeshkës, por për pastrimin dhe zgjerimin e një rruge të vjetër ekzistuese, me mjete dhe mundësi vetanake, me qëllim që ajo të bëhet e kalueshme.

Sipas tyre, qëllimi i kësaj iniciative nuk është dëmtimi i natyrës, por mbrojtja, rehabilitimi dhe zhvillimi i Bjeshkës së Lybeniqit.

Banorët rikujtojnë se kjo bjeshkë ka rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare për fshatin, duke përmendur edhe viktimat civile gjatë luftës së vitit 1999, kur Lybeniqi ishte ndër vendbanimet më të prekura nga lufta.

Të ngjashme