FSK përgatit ushtarët për mbijetesë

Prishtinë | 10 Tet 2025 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin e avancuar për Xhenier Luftarak.

Ky trajnim, sipas një njoftimit nga ana e FSK-së, ka qëllim aftësimin dhe ngritjen e nivelit të njohurive për kryerjen operacioneve xheniere me mision: lëvizshmëri, kundër lëvizshmëri dhe mbijetesë, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u trajnuan për tema si fortifikimet fushore, fortifikimet në zona urbane, ndërtimi i pengesave, qarja e pengesave, kalimi nëpër zonat e minuara dhe kalimi i ujërave.

Të ngjashme