Voton Hajrulla Çeku: Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Ka votuar kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, raporton Ekonomia Online

“Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë feste, edhe besoj që kjo ditë do të jetë e tillë. Pas një fushate të qetë dhe përgjithësisht konstruktive që realisht u përmbyll në mënyrën më të mirë e më të bukur, me fitoren e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Ne sot jemi këtu për të ushtruar të drejtën tonë demokratike e të cilën duhet ta bëjnë qytetarët pa dallim deri në mbylljen e vendvotimeve. Sepse ne sot bashkërisht si qytetarë përcaktojmë katër vjetëshin e ardhshëm të qytetit tonë. Urojmë që të shkojë mirë e mbarë sot dhe që përfundimi të jetë i mirë për të gjithë qytetarët”, tha Çeku.

Të ngjashme