Uran Ismaili voton: Ditë e mirë për Prishtinën

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili në shoqëri të bashkëshortes së tij ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit, raporton Ekonomia Online.

Edhe Ismaili u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Sot është ditë  e mirë për Prishtinë në të cilën vendosim të gjithë për katër vitet e ardhshme. Së pari falënderoj qytetarët kudo që më kanë prit e shpresoj që edhe sot ka me shkojë mirë. Ka qenë një fushatë e jashtëzakonshme”

Të ngjashme