Enver Hoxhaj sfidon gjendjen shëndetësore për të votuar

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse ende në fazë rikuperimi pas një operimi në këmbë, ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka dalë sot për të votuar. 

Ai ka ndarë një fotografi bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ku shihet edhe me këmbën e lënduar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim.

“Edhe pse ende në rikuperim pas operimit në këmbë, sot, bashkë me Remzien dhe Lean, dolëm për të votuar. Detyrimi qytetar mbi gjithçka!”, ka shkruar Hoxhaj.

Tri ditë më parë, Enver Hoxhaj është operuar në këmbë, pas një lëndimi të rëndë që ka pësuar. 

Të ngjashme