Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar rezultatet e para nga gara në Mitrovicë të Veriut që duket se do të ketë balotazh.
Nga 9.09% e kutive të numëruara deri më tani në Mitrovicë të Veriut po prin Millan Radojeviq me 40.16 për qind të apo 102 vota.
Në vendin e dytë është kryetari aktual, Erden Atiqi, me 33.86 për qind apo 86 vota.
E, në vendin e tretë është Flutura Hamza Azemi nga PDK-ja me 15.75 për qind apo 40 vota