Krejt numrat e raundit të parë: kush, ku, fitoi, humbi, shkoi në balotazh

Screenshot
Prishtinë | 13 Tet 2025 | 01:08 | Nga Ekonomia Online

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve komunale të 12 tetorit 2025 në Kosovë tregojnë një garë të ngushtë ndërmjet Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje, me disa fitore që në raundin e parë dhe shumë komuna që shkojnë në balotazh. 

PDK fitoi lehtësisht në Skënderaj (83.45%), Ferizaj (56.47%) dhe një arriti një fitore të ngushtë në Han të Elezit (50.94%), ndërsa shkon balotazh në komuna si Prizren, Mitrovicë e Jugut dhe Kaçanik. 

Lëvizja Vetëvendosje (VV) siguroi fitore të drejtpërdrejta në Podujevë (53.29%), Shtime (50.52%) dhe Kamenicë (50.56%), ndërsa shkon në balotazh në disa komuna, përfshirë Prishtinën, Prizrenin dhe Mitrovicën e Jugut.

LDK arriti fitojë në Istog (58.78%) dhe Lipjan (51.30%), por garon në balotazh në disa komuna tjera, përfshirë kryeqytetin. AAK, nga ana tjetër, fitoi vetëm në Deçan (51.57%), por ruan avantazh në Gjakovë, Suharekë dhe Rahovec.

Krejt numrat e raundit të parë:

Rezultate preliminare të KQZ për kryetarë komunash, raundi i parë (12 tetor 2025). Fiton kush arrin ≥50%; ndryshe balotazh me dy më të votuarit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

FITORE NË RAUNDIN E PARË (≥50%)

KOMUNAPËRQINDJA
Ferizaj56.47%
Hani i Elezit50.94%
Skënderaj83.45%

BALOTAZH (PËRBALLJET KRYESORE)

KOMUNAPËRBALLJA
KaçanikPDK 39.72% vs VV 37.98%
KlinëAAK 48.93% vs PDK 35.31%
Mitrovicë e JugutPDK 47.89% vs VV 47.80%
DragashLDK 43.98% vs PDK 28.38%
VushtrriPDK 45.56% vs VV 30.63%
PrizrenPDK 41.92% vs VV 29.87%

Lëvizja Vetëvendosje (VV)

FITORE NË RAUNDIN E PARË (≥50%)

KOMUNAPËRQINDJA
Podujevë53.29%
Shtime50.52%
Kamenicë50.56%

BALOTAZH (PËRBALLJET KRYESORE)

KOMUNAPËRBALLJA
Fushë KosovëVV 45.14% vs LDK 36.62%
PejëLDK 46.10% vs VV 28.17%
PrishtinëLDK 33.79% vs VV 32.95%
PrizrenPDK 41.92% vs VV 29.87%
KaçanikPDK 39.72% vs VV 37.98%
RahovecAAK 37.28% vs VV 23.92%
GjilanVV 49.79% vs LDK 34.24%
GjakovëAAK 47.47% vs VV 33.54%
VitiLDK 38.51% vs VV 32.66%
ObiliqLDK 46.47% vs VV 44.04%
VushtrriPDK 45.56% vs VV 30.63%
Mitrovicë e JugutPDK 47.89% vs VV 47.80%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

FITORE NË RAUNDIN E PARË (≥50%)

KOMUNAPËRQINDJA
Istog58.78%
Lipjan51.30%

BALOTAZH (PËRBALLJET KRYESORE)

KOMUNAPËRBALLJA
DragashLDK 43.98% vs PDK 28.38%
GjilanVV 49.79% vs LDK 34.24%
PejëLDK 46.10% vs VV 28.17%
Fushë KosovëVV 45.14% vs LDK 36.62%
ObiliqLDK 46.47% vs VV 44.04%
VitiLDK 38.51% vs VV 32.66%
SuharekëAAK 45.57% vs LDK 31.93%
PrishtinëLDK 33.79% vs VV 32.95%
JunikLDK 47.91% vs AAK 40.68%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

FITORE NË RAUNDIN E PARË (≥50%)

KOMUNAPËRQINDJA
Deçan51.57%

BALOTAZH (PËRBALLJET KRYESORE)

KOMUNAPËRBALLJA
GjakovëAAK 47.47% vs VV 33.54%
KlinëAAK 48.93% vs PDK 35.31%
RahovecAAK 37.28% vs VV 23.92%
JunikLDK 47.91% vs AAK 40.68%
SuharekëAAK 45.57% vs LDK 31.93%

Përditësim: preliminare (12 tetor 2025). Mund të ndryshojnë pas verifikimit zyrtar të KQZ.

Të ngjashme