Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU) sjell për herë të parë në Kosovë garën ndërkombëtare ASU VentureX Global Challenge, që bashkon studentë inovatorë nga mbarë bota
Përmes kësaj nisme, studentët e Universum do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësi në inovacion, kreativitet, prezantim dhe lidership, të punojnë me mentorë ndërkombëtarë dhe të bëhen pjesë e një komuniteti global inovatorësh.
Më të dalluarit do të udhëtojnë në Arizona State University (ASU) në SHBA, ku do të përfaqësojnë Kosovën në finalen globale dhe do të kenë mundësinë të garojnë për një fond prej $10,000 në financim për zhvillimin e ideve të tyre.
Kjo iniciativë e vendos Universum College në qendër të hartës së inovacionit global dhe e afirmon si institucion që u hap dyert studentëve drejt përvojave ndërkombëtare dhe lidershipit të së ardhmes.