Dy baballarë janë arrestuar nga Policia e Kosovës, njëri në Graçanicë, e tjetri në Gjilan, nën dyshimin se kanë sulmuar gratë dhe fëmijët e tyre.
Sipas policisë, të dy të dyshuarit pas arrestimit, janë dërguar në mbajtje.
“Graçanicë – Viktima femër f/k, dhe djali i saj m/k dyshohet se janë kanosur nga bashkëshorti i viktimës i dyshuari m/k. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
“Gjilan – Është arrestuar i dyshuari m/k pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe djalit të tij. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.