Facebook Messenger, një nga aplikacionet më të përdorura për mesazhe në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të ndalojë së funksionuari për miliona përdorues.
Kompania Meta, që zotëron Facebook dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të heqë nga përdorimi versionin desktop të Messenger-it për Windows dhe Mac.
Kjo do të thotë se kushdo që përdor aplikacionin e shkarkuar në kompjuter nuk do të mund të hyjë më në bisedat e tij pas datës 15 dhjetor.
Përdoruesit do të marrin një njoftim 60 ditë përpara se aplikacioni të ndalet përfundimisht, në mënyrë që të kenë kohë të kalojnë në një alternativë tjetër.
Meta paralajmëron se nëse nuk bëni hapat e nevojshëm, mund të humbni gjithë historikun e mesazheve.
Ata që përdorin Messenger në celular ose përmes shfletuesit në web nuk do të preken nga ndryshimi.
Si të ruani bisedat tuaja
Nga aplikacioni desktop, shkoni te Settings → Privacy & Safety → End-To-End Encrypted Chats → Message Storage,
aktivizoni “secure storage” dhe vendosni një PIN për të rikthyer historikun tuaj më vonë.
Meta thekson se pas kalimit në Facebook.com, historiku i mesazheve do të jetë sërish i aksesueshëm në çdo platformë.4
Megjithatë, vendimi i kompanisë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në rrjete sociale.
Shumë përdorues e kanë quajtur “gabim të madh” mbylljen e aplikacionit, duke thënë se ishte “i vetmi aspekt i mirë që kishte mbetur nga Facebook”.
Alternativa më të mira ndaj WhatsApp-it
Telegram – me mbi 400 milionë përdorues; ofron mesazhe që fshihen automatikisht dhe enkriptim fund më fund.
Signal – aplikacioni më i sigurt, me kod të hapur dhe pa rrezik për përgjime.
iMessage – për përdoruesit e iPhone; lejon dërgim fotosh, videove dhe përdorimin e Animoji-ve.
Google Messages – versioni për Android, i integruar me aplikacionet e Google.
Facebook Messenger (në web apo mobile) – mbetet opsion i vlefshëm, por jo për ata që s’duan ndarjen e të dhënave me Facebook. /GazetaExpress/