Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se LDK është rikthyer si partia e parë në Kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook pas takimit me kryetarët e 83 nëndegëve të Prishtinës, Abdixhiku tha se partia është e organizuar, entuziaste dhe gati për sfidat e ardhshme, duke theksuar përkrahjen për një mandat të dytë të kryetarit aktual, Përparim Rama.
Ai përmendi 9 nëntorin si datë të rëndësishme për LDK-në, duke theksuar: “Jemi gati. Jemi shumë. Jemi të parët. Le të fitojmë tani.”