Përfundon me sukses edicioni i III-të i Simpoziumit Ndërkombëtar “Filozofema” në Prishtinë

Prishtinë | 22 Tet 2025 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Më 20–21 tetor 2025, në Prishtinë u mbajt edicioni i tretë i Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Transdisciplinar “Filozofema”, organizuar nga Shoqata e Filozofëve të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë.

Këtë vit, simpoziumi u fokusua në dy tema kryesore: “The Question Concerning AI” dhe “Image, Film and Philosophy”, duke sjellë akademikë dhe studiues nga Austria, Kroacia, Libani, Holanda, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Diskutimet u zhvilluan rreth ndikimit të inteligjencës artificiale në etikë, edukim dhe shoqëri, si dhe rreth rolit të imazhit dhe filmit në filozofi dhe kulturën bashkëkohore. Simpoziumi u mbyll me një tryezë reflektimi dhe shfaqjen e filmit “Abschied von Gestern” të Alexander Kluge.

“Filozofema III” konfirmoi rolin e Prishtinës si një hapësirë aktive debati filozofik ndërkombëtar mbi raportin njeri–teknologji–art.

Të ngjashme