Gërvalla thotë se në Mitrovicë po përplasen koncepti i Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Bashkë-kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, thotë se në Mitrovicë po përplasen ‘koncepti i Hashim Thaçit” dhe i ‘Albin Kurtit’.

Në një postim në Facebook, ajo tha se koncepti i Hashim Thaçit ka qenë ndarja e Kosovës dhe funksionimin e bandave kriminale serbe në veri.

“Në Mitrovicë po përplasen dy koncepte të mëdha: koncepti i PDK-së së pasluftës dhe i Hashim Thaqit, të cilët i kanë kontribuar ndarjes së Kosovës, i kanë lejuar bandat kriminale serbe me funksionu në veri, kanë qenë të gatshëm me e nda Kosovën në urën e Ibrit, si dhe në anën tjetër koncepti i Albin Kurtit dhe i gjithë neve që jemi në përkrahje të tij dhe rikthimi i sovranitetit cep më cep në vend”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.

Të ngjashme