Oda e Avokatëve të Kosovës e ka konfirmuar se avokatja Blinera Osmani – Bislimi, i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe profesionale për licencim, në përputhje me kërkesat e institucionit.
Në një përgjigje për Klan Kosova, OAK ka bërë të ditur se dokumentacioni i Osmanit ka qenë i kompletuar dhe se vendimi për licencimin e saj është marrë nga Këshilli Drejtues.
“Lidhur me pyetjen tuaj, Oda e Avokatëve të Kosovës njofton se avokatja Blinera Osmani-Bislimi i ka plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe profesionale për licencim. Dokumentacioni i paraqitur nga ajo ka qenë i kompletuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore në momentin e aplikimit.”
Oda ka theksuar gjithashtu se e gjithë procedura e ndjekur ka qenë plotësisht e rregullt dhe transparente, duke përmbushur standardet ligjore pa asnjë lloj privilegji apo trajtimi të veçantë për avokaten Osmani – Bislimi, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e fundit të publikuara në media.
“Vendimi për licencim është marrë nga Këshilli Drejtues i OAK-së, në bazë të Ligjit për Avokatinë dhe akteve normative në fuqi. Procedura e ndjekur ka qenë e rregullt, transparente dhe në përputhje të plotë me standardet ligjore, pa asnjë lloj privilegji apo trajtimi të veçantë.” – thuhet në përgjigjen e OAK.