Ndalohet për 48 orë pronari i kompanisë ndërtimore pas vdekjes së punëtorit nga Klina

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Është ndaluar pronari i kompanisë ndërtimore në Prizren pas vdekjes së punëtorit nga Klina.

Këtë për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme