Gara për Vushtrrinë, Ferit Idrizi konfirmon se u kërcënua nga Meholli i LVV-së

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktuali i Vushtrrisë dhe kandidati edhe për një mandat tjetër nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi ka njoftuar se është kërcënuar nga kundërkandidati i tij, Sylejman Meholli nga LVV.

Idrizi ka njoftuar se kanë dhënë dëshmi në stacionin policor në Prishtinë dhe ka treguar zanafillën e incidentit.

“Pas debatit të sotëm në RTV Dukagjini me Jeta Xharrën, kam qenë objekt i një kërcënimi nga kandidati tjetër. Bashkë me dëshmitarët tjerë, sapo kemi dhënë dëshminë në stacionin e policisë në Prishtinë. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse”, ka shkruar ai.

Tutje, Idrizi ka vazhduar duke kërkuar ndjesë për shqetësimin derisa shton se “gara për Vushtrrinë duhet të mbetet garë idesh dhe projektesh, jo kërcënimesh”.

Të ngjashme