Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, i kapet mbi 200 kg substancë narkotike

Prishtinë | 29 Tet 2025 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Një person me inicialet S.J. është arrestuar në rajonin e Prishtinës, pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të paligjshme me substanca narkotike dhe gjithashtu bëhet e ditur se i janë kapur mbi 200 kilogramë sasi e narkotikëve.

Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga këto institucione thuhet se “me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.”

Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar në momentin kur po drejtonte një kamion, brenda të cilit hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kilogramë.

“Në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kilogramë,” thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është vendosur masa e ndalimit për 48 orë.

“S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë,” theksohet më tej.

Të ngjashme