Sofia Todoroviq, drejtoreshë në YIHR në Serbi, ka thënë se shoqëria civile në Serbi e ka dënuar shumë herë sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 që ka ndodhur në Banjskë, nga një grup terrorist serb i drejtuar nga Milan Radoiçiqi.
Ajo ka deklaruar se shoqëria civile në Serbi, po ashtu, kërkon që autorët e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë.
“Shoqëria civile këtu në Serbi disa herë ka folur publikisht për këtë dhe ne e kemi dënuar sulmin në Banjskë dhe gjithçka që ka ndodhur aty. E shohim si një akt plotësisht të dhunshëm, diçka që është e palejueshme dhe nuk duhet të ndodhë.”
“Kishim jetë të humbura dhe ky akt solli shumë probleme, po ashtu edhe për serbët në Kosovë. Shoqëria civile në Serbi avokon për përgjegjësi dhe kërkon që të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë të ndiqen penalisht, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë,” ka thënë Todoroviq në Klan Kosova.