Fushë Kosova drejt ndryshimit, Prebreza optimist për fitoren e 9 nëntorit

Prishtinë | 03 Nën 2025 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Fushë Kosova drejt ndryshimit, Prebreza optimist për fitoren e 9 nëntorit

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë më 12 tetor, duke e cilësuar atë si forcën që e shtyn drejt fitores përfundimtare në balotazhin e 9 nëntorit.

Në takimin hapës të fushatës së balotazhit, të organizuar nga Kryeministri Albin Kurti me kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje nga e gjithë Kosova, Prebreza theksoi se Fushë Kosova është gati për një kapitull të ri dhe se qytetarët tashmë kanë treguar qartë se besojnë në drejtësi, punë dhe transparencë.

Ai u shpreh se balotazhi do të jetë momenti për ta përmbyllur procesin e ndryshimit që ka nisur me qytetarët, duke kthyer komunën në një institucion që i shërben interesit publik. Sipas tij, rezultati i raundit të parë është dëshmi se qytetarët kërkojnë një qeverisje të përgjegjshme dhe të afërt me ta.

“Fitorja e 9 nëntorit do të jetë fitore e qytetarëve dhe e Fushë Kosovës,” ka deklaruar Prebreza, duke theksuar se me përkushtim dhe punë të ndershme, ndryshimi i shumëpritur është tashmë i prekshëm.

“Nga Vushtrria shkojmë te Fushë Ksoova e Valon Prebreza. Fushë Kosova është tash thuajse e bashkuar me Prishtinë, por qeverisjet lokale deri më sot kanë krijuar kaos urban pa shërbime publike dhe infrastrukturë të nevojshme. Me Valon Prebreza i cili  dëshmuar si menaxher i aftë dhe drejtues i pakorruptuar ne do të sjellim frymë urbane dhe funksionale dhe zhvillim modern për të gjithë për Fushë Kosovën. E nga ana e Qeverisë sonë zotohemi që do të financojmë dhe do të zbatojmë me shpejtësi infrastrukturën dhe impiantin për kogjenerimin dhe ngrohtoren e qytetit. Prishtina e ka, duhet ta ketë dhe Fushë Kosova dhe me Valon Prebreza shumë shpejtë do ta ketë. Valon Prebreza kryetar i ardhshëm i Fushë Kosovës”, tha Kurti.

Prebreza bëri edhe ndërlidhjen mes projekteve të Prishtinës dhe Fushë Kosovës e Obiliqit, megjithatë theksoi se Vetëvendosje do të jetë e para që do të dalë në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet këtë të diele.

Fushë Kosova është gati për një kapitull të ri. Me 12 tetor qytetarët na dhanë besimin dhe ky është forcë për ne që në balotazhin që do të hymë tani ta fitojna bindshëm dhe ta bëjmë ndryshimin e madh historik. Sa i përket projekteve, projektet që ka me i nis Hajra në Prishtinë nuk munden pa e përfshi edhe Fushë Kosovën. Unaza e qytetit kalon kah Fushë Kosova, po ashtu lidhja do të jetë Prishtinë-Fushë Kosovë dhe Obiliq këto tri komuna do të jenë projekte të përbashkëta duke shtuar të gjitha projekte. Fitorja është e jona, e qytetarëve dhe qytetarëve, andaj me 9 nëntor do të festojna bashkë”, tha ai.

Të ngjashme