Murati: Përparim Rama po gënjen publikisht për buxhetin e komunës

Prishtinë | 03 Nën 2025 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar sërish për buxhetin e komunës së Prishtinës, për të cilën kryetari Përparim Rama pati thënë se është bllokuar nga qeveria.

Në një postim në Facebook, Murati tha se Rama është duke gënjyer derisa pyeti se pse LDK nuk dëshiron me votu buxhetin e Prishtinës.

Postimi i plotë:

Përparim Rama po gënjen publikisht për buxhetin e komunës.

Këtë çështje e kam sqaruar tash e disa herë.

Qe shkresa me të cilën qeveria i ka përcjellë Kuvendit materialin e buxhetit të komunës qysh në janar të këtij viti.

Pse LDK nuk po dëshiron me e votu buxhetin e Prishtinës tash që Kuvendi është konstituar?

Të ngjashme