Hajdari pasi Ramiz Lladrovci drekoi me Albulena Haxhiun: Po bien maskat

Prishtinë | 07 Nën 2025 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Petrit Hajdari që kandidoi për kryetar të komunës së Drenasit nga PDK, ka shkruar rreth drekës së kryetarit të zgjedhur të kësaj komune Ramiz Lladrovci me Albulena Haxhiun e Vetëvendosjes.

“Fjala është gjithçka në politikë. Nëse është e vërtetë, koha ia jep vulën, siç po ndodh me fjalët tona.

PDK dhe vetëm PDK. S’ka adresa tjera dhe s’çojmë ujë tek askush tjetër”, shkruan Hajdari.

Ai thotë se ‘po bien maskat’ dhe se PDK nuk nënshtrohet kurrë.

“Secili i vjen radha të dëshmohet dhe iu erdhi një nga një. Maskat ranë dhe po qartësohet çdo ditë kush PDK-në e kishte dedikim e besim, e kush veç trampolinë pushteti. Nga britmat se jemi PDK, te thirrmat për thyerje kurrizi e drekat me pushtetin. Megjithatë, rruga vazhdon. Qytetarët shohin e koha është gjyqtari që konfirmon gjithçka.

Ne jemi PDK-ja dhe s’nënshtrohemi kurrë. Gënjeshtarëve e mashtruesve udha e mbarë ju qoftë!”, shkruan Hajdari.

Të ngjashme