Kurti i paftuar, pronari i kafiterisë në Mitrovicë thotë se nuk ishte njoftuar, qytetari e konsideron provokim

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

ashmë në Mitrovicë ka shkuar edhe kryetari Vetëvendosjes, Albin Kurti. Por prania e tij në një kafiteri raportohet të ketë qenë e sikletshme për disa klientë që ishin aty, pa çka pronari i kafiterisë thotë se u detyrua që në shenjë mirëkuptimi t’i largojë.

Gani Haziri, në një paraqitje për media tha se për vizitën e Kurti, nuk ishte njohuri dhe informacionin ia dhanë punëtorët.

“Asnjë palë nuk ka kërku me u liru hapësira, por e pashë që është duke dalë prej kontrolle gjendja. Unë e mora vesh prej punëtorëve, më kontaktuan që po vjen Albin Kurti. Unë erdha me njëherë me prit në mënyrë më të mirë, se është kryeministër por e pashë që po eskalon situata”, tha ai

Më tej ai tregoi se Kurti nuk ka qenë asnjëhere aty.

“Dy palë partitë na kuptuan dhe dolën. Kurti nuk ka qenë asnjëherë këtu”, reagoi ai teksa për atë pse u zgjedh kjo kafene tha se u tn të përgjigjen ata që vendosen”, tha ai.

Qytetari Amir Miftari ka treguar se pse dolën nga kafeneja ku Kurti shkoi për vizitë.

“ishim duke pirë kafe në këtë lokal, vazhdimisht rrina këtu. Ne nuk deshtëm me bo probleme e me nxit incident dhe vendosem me i shpërnda të gjithë. Nuk kemi nevojë për përçarje, shantazhe e gjëra që nuk iu takojnë mitrovicalive. Ne dimë me votu, me shku në qendra të votimit e nuk kemi nevojë për shantazhe. Ai(Kurti) ka dashtë me ardh në turmë, ne kemi shpreh pakënaqësi. Nuk është asgjë, por mos eja me provoku. Shkurt shqip jemi vllazni, e mos hajde me kriju përçarje. Pronari nuk deshti incident”. Tha qytetari për Klan Kosova.

Të ngjashme