Peci po prin në Mitrovicë, festë para selisë së VV-së

Prishtinë | 09 Nën 2025 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Disa qytetarë janë mbledhur para selisë së Vetëvendosjes në Mitrovicë për të festuar rezultatin e Faton Pecit, siç shihet në pamjet e Ekonomia Online.

Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci po prin me vota kundrejt Arian Tahirit të PDK-së, sipas rezultateve të KQZ-së.

Në këtë komunë deri tash janë numëruar 98 kuti, nga të cilat 16 mijë e 553 janë për Pecin, derisa 14 mijë e 313 vota shkojnë për Tahirin.

Sipas kësaj, Peci do të jetë kryetar i ardhshëm i Mitrovicës së Jugut.

Të ngjashme