Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur festën e saj në Prishtinë, në sheshet “Skënderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”, që nga ora 21:30.
Ngjarja ka mbledhur një numër të madh simpatizantësh të LDK-së, ndërsa të pranishëm janë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Festa po zhvillohet në atmosferë festive dhe me entuziazëm të madh nga mbështetësit e LDK-së.