Haliti pas fitores: Së bashku, Vitinë do ta çojmë përtej

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka reaguar pas fitores së tij në balotazh. Ai ka falënderuar qytetarët për besimin, duke thënë se e ardhmja e Vitisë është në duar të sigurta.

“Kjo fitore është e popullit, e qytetarëve të ndershëm që besojnë në të ardhmen e qytetit tonë. Ju faleminderit nga zemra, për besimin, për bashkëpunimin, për dashurinë tuaj. E ardhmja e Vitisë është në duar të sigurta, sepse është në duart tuaja. Së bashku, Vitinë do ta çojmë PËRTEJ!” – ka shkruar ai.

Të ngjashme