Krasniqi: Tahiri, i vetëm përballë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë e dinjitoze

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK ka përmbyllur me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës demokratike në vend.

Në një postim publik, ai tha se me 187,526 vota PDK është konfirmuar si partia më e votuar në Kosovë, me 206 asamblistë të zgjedhur dhe gjashtë komuna të fituara – Ferizaj, Prizren, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han i Elezit.

Krasniqi vlerësoi fitoren si dëshmi të punës dhe përfaqësimit me dinjitet, duke falënderuar kandidatët, aktivistët dhe qytetarët për mbështetjen e tyre. Ai veçoi kandidatin Arian Tahiri në Mitrovicë, të cilin e quajti “yllin e fushatës”.

Të ngjashme