Smajl Latifi falënderon qytetarët pas fitores në Rahovec: Kjo është fitore e jona

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i sapozgjedhur i Rahovecit, Smajl Latifi, ka reaguar pas fitores së tij në balotazh, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe urimet e shumta.

Në një postim publik, Latifi tha se kjo fitore nuk është vetëm e tij, por e gjithë qytetarëve dhe e programit të përbashkët që, siç u shpreh ai, “na përfaqëson të gjithëve”.

“Urime na qoftë e na priftë e mbara! Puna nuk ndalet,” ka shkruar Latifi, duke premtuar vazhdimësi në punën për zhvillimin e komunës së Rahovecit.


Të ngjashme